Takimi i Presidentit Pendarovski me Sait Saitin, sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të Kuq

2 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Sait Saitin, sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin biseduan mbi aktivitetet aktuale të Kryqit të Kuq, duke e përfshirë edhe punën vullnetare, si dhe bashkëpunimin me Kabinetin e Presidentit.

Sekretari i përgjithshëm Saiti tha se aktivitetet vullnetare të Kryqit të Kuq në dekadën e fundit shënojnë zhvillim pozitiv dhe informoi se në dy vitet e fundit Kryqi i Kuq në raport me punën vullnetare u fokusua në mbështetjen e grupeve të lëndueshme të qytetarëve të cilët janë goditur më shumë nga pandemia e kovid-19.

Presidenti Pendarovski theksoi se Kryqi i Kuq, si një nga organizatat më të mëdha dhe më të rëndësishme vullnetare, po e promovon me sukses punën vullnetare duke u ofruar mundësi të gjithë qytetarëve të interesuar të jenë pjesë e aktiviteteve të dobishme për bashkësinë. Presidenti dha mbështetje për angazhimin e vullnetarëve në punën e Kryqit të Kuq dhe shprehu falënderim për sakrificën, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e angazhimeve të tyre dhe të aktiviteteve humanitare.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....