Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti sër Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që vizita e përfaqësuesit special Piç është menjëherë pas emërimit në funksion në dhjetor të vitit 2021. Vizita, siç vlerësoi Presidenti, është vërtetim i përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabiliteti dhe prosperitetit në rajon.
Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar mbi tema të interesit të përbashkët, në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë, si dhe përforcimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
Në këtë takim u bisedua edhe mbi çështjet lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe dialogun aktual me Republikën e Bullgarisë. Presidenti Pendarovski e informoi sër Stjuart Piç mbi përparimin e dialogut midis dy vendeve. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e falenderoi për interesin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për dialogun maqedonas-bullgar dhe nënvizoi se tejkalimi i bllokadës për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian do të sjellë parashikueshmëri dhe stabilitet shtesë në Ballkanin Perëndimor.
Bashkëfolësit midis të tjerash, biseduan edhe mbi bashkëpunimin e përkryer bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për mbështetje britanike në shumë fusha dhe forma.