Biseda e Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kuleba.

25 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Davos, pati një takim të shkurtër me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Presidenti Pendarovski në bisedën me Kulebën e riafirmoi mbështetjen e tërësishme për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, në suazat e mundësive do të vazhdojë t’i japë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike Ukrainës me qëllim që të ndërpritet përfundimisht agresioni rus, të mbrohen vlerat demokratike dhe të vendoset paqja.

Kuleba shprehu falënderim për mbështetjen nga Maqedonia e Veriut, e deklaruar edhe në letrën që Presidenti Pendarovski ia dërgoi Presidentit ukrainas Zelenski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit