Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me Xhozef Shtiglic

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Davos, u takua me Xhozef Shtiglic, profesor në Universitetin Kolumbia në SHBA dhe fituesin e Çmimit nobël për ekonomi.

Në këtë takim u bisedua për rrjedhat ekonomike botërore, për rimëkëmbjen socioekonomike nga pandemia dhe për sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet ekonomia globale për shkak të invazionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe për daljet e mundshme nga kriza në ekonominë globale, zmadhimin e shkallës së inflacionit dhe për trysnitë e çmimeve, implikimet makroekonomike në nivel botëror, mbi ekonominë evropiane dhe te ne, si dhe mbi ndikimin e politikës.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti Iniciativën për dialog politik, të cilën e udhëheq Shtiglic, kurse qëllimi i të cilës është të ndihmojë vendet në zhvillim që t’i hulumtojnë alternativat e politikës ekonomike dhe të mundësojnë pjesëmarrje qytetare më të gjerë në krijimin e politikave ekonomike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...