Takime të Presidentit Pendarovski me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe mbrojtje të BE-së, Borel dhe me Kryetarin e PE-së, Sasoli

27 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së punës në Bruksel, sot u takua me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe mbrojtje të Bashkimit Evropian, Zhosep Borel dhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Në takimin me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe politikë të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, Borel, Presidenti Pendarovski theksoi se në periudhën e kaluar, Maqedonia e Veriut dëshmoi pjekuri dhe fokus maksimal në realizimin e perspektivës së saj evropiane. Duke theksuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut është në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të të gjithë rajonit, Presidenti Pendarovski theksoi se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian ta dinamizojë më shumë rolin e vet, që do të reflektojë pozitivisht mbi proceset e tërësishme politike, agjendën reformuese, si dhe në përgjithësi, mbi optimizmin në shoqëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëfolësit folën edh mbi gjendjet në Bashkim dhe te ne, në lidhje me ballafaqimin me kovid-19 dhe mbi procesin e imunizimit. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e përshëndeti solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe e falënderoi për mbështetjen e tërësishme dhe për ndihmën në ballafaqimin me këtë pandemi, dhe shprehu pritje se deri në fund të gushtit, do të mbërrijnë edhe vaksinat të cilat Maqedonia e Veriut duhet t’i marrë nëpërmjet mekanizmave në suazat e Bashkimit.

Në takimin me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore reformuese në kontekst të procesit eurointegrues, si dhe mbi sfidat aktuale të imponuara nga pandemia e kovid-19.

Të dy bashkëfolësit e theksuan komunikimin e vazhdueshëm jashtëzakonisht të rëndësishëm të institucioneve tona me Parlamentin Evropian nëpërmjet të cilit vendosen baza të forta për përparim të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, si dhe procesin e integrimit dhe aderimit në Bashkimin Evropian. Duke shprehur kënaqësinë nga mbështetja e fuqishme dhe parimore të PE-së në atë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt, është prioriteti ynë kryesor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....