Takimi i Presidentit Pendarovski me fituesen e çmimit të tretë në Konkursin ndërkombëtar letrar për të rinj 2021 në Tokio, Lara Stançeva

12 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Lara Stançevën, nxënësen e klasës së shtatë në SHNK “Llazo Trpkovski” – Shkup, fituese e çmimit të tretë në Konkursin ndërkombëtar letrar për të rinj 2021 në Tokio, Japoni.

Në garën me renome të organizuar nga UNESKO-ja dhe Fondacioni GOI nga Tokioja, Japoni, që u mbajt në suazat e shënimit të “Delegacioni i Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm të arsimit”, Stançeva e mori këtë çmim në konkurrencë me 28.217 pjesëmarrës nga 161 shtete.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi për suksesin e arritur Stançevën, duke vlerësuar se çmimi i marrë është krenari për të gjithë shtetin, duke pasur parasysh konkurrencën e fuqishme dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë garë, nga e gjithë bota.

Me krijime personale të shkruara në formë esesh me temë “Kuptimi i jetës” shkollën në këtë garë ndërkombëtare me renome, përveç Stançevës, e prezantuan edhe dy nxënëse Milena Milloshevska dhe Tamara Gjoqeska, me mentorim nga mësimdhënësi lëndor i gjuhës gjermane, Stefan Simovski.

Shteti ynë merr pjesë vazhdimisht në këtë garë prej vitit 2011.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....