Qëndrimi i Kabinetit të Presidentit në lidhje me deklaratën e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov

18 Mars 2022 | Kumtesat

Të nderuar,

Në lidhje me deklaratën e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, që është për vendimin e fundit për falje nga Presidenti Pendarovski të personave të dënuar, dhe kërkesën për falje të të dënuarve në ngjarjet e 27 prillit, informojmë si vijon:

Çdo lutje për falje shqyrtohet në mënyrë të veçantë.

Me faljen e pjesshme të vuajtjes së dënimit të papërfunduar me burg për personin Abdulfeta Alimi, Presidenti nuk mori vendim mbi rrethanat dhe ngjarjet e 27 prillit, por mori vendim për lutjen individuale të dorëzuar nga Alimi.

Presidenti nuk merr asnjëherë vendim në mënyrë seleksionuese, kështu ka qenë deri më tani, kështu do të jetë edhe mandej.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....