Presidenti Pendarovski: Është koha që sistemi të vërtetojë se jemi të aftë në praktikë që t’i japim fund kulturës së mosdënimit të shkeljeve serioze të ligjeve

4 Shtator 2023 | Kumtesat

Qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski në lidhje me ngjarjet e fundit në Klinikën universitare të radioterapisë dhe onkologjisë:

“Informacionet në dispozicion publik mbi dyshimet për keqpërdorim të terapisë të të sëmurëve me kancer janë tronditëse dhe të tmerrshme. Në vend që atyre personave të ballafaquar me diagnozën më të rëndë t’u japë mbështetje dhe mbrojtje e tërësishme, sistemi shëndetësor ka dështuar dukshëm, duke humbur kështu besimin jo vetëm tek ata të sëmurë por është vënë në pikëpyetje edhe cilësia e mjekimit të çdo pacienti të ardhshëm.

Në drejtim të zbardhjes së tërësishme të kësaj afere enorme, i përshëndes veprimet e ndërmarra nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Gjithashtu, bëj thirrje për kompletim të shpejtë dhe efikas të hetimit dhe të procesimeve gjyqësore-prokuroriale pa përzgjedhje dhe dënim përkatës për të gjitha ata për të cilët do të dëshmohet se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.

Është koha që sistemi të vërtetojë se jemi të aftë në praktikë, e jo vetëm me fjalë që të ballafaqohemi me format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe t’i japim fund kulturës së mosdënimit të shkeljeve serioze të ligjeve.

Nuk do të jemi asnjëherë një shoqëri e vërtetë evropiane me zvarritjen e procedurave gjyqësore dhe mungesën e përgjegjësisë personale. Për një shoqëri të shëndetshme na nevojitet shtet juridik në praktikë e jo në letër.

E kuptoj plotësisht zemërimin e qytetarëve të cilët bëjnë thirrje për protesta paqësore, duke kërkuar përgjegjësi nga ata të cilët kanë fituar nga vuajtjet e qytetarëve tanë me sëmundjen më të rëndë.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit