Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mori vendim se padia kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut hidhet poshtë

16 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndet vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të marrë sot në mëngjes.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Presidenti së bashku me ekipin e këshilltarëve e shqyrtoi dhe konsideron se të gjitha palët e prekura nga procedurat e ngritura nga prokuroria dhe gjykatat në shtet, duhet t’i realizojnë të drejtat e veta në institucionet e vendit, siç është vendosur në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Në këtë kuptim, të gjitha procedurat para gjykatave vendase vazhdojnë deri në përfundimin e tyre, përkatësisht deri në shterimin e të gjitha mjeteve juridike në përputhje me dispozitat juridike në shtetin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit