Qëndrimi i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

29 Janar 2022 | Kumtesat

Në lidhje me kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, qëndrimi i Presidentit Pendarovski është se asnjë veprim i tij, as ka qenë deri tani, as do të jetë në të ardhmen në kundërshtim me Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy shteteve e vitit 2017, duke përfshirë edhe takimin me shoqata të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë. Presidenti Pendarovski konsideron se çdo institucion në të dyja shtetet duhet të japë kontributin e vet në tejkalimin e çështjeve të hapura dhe në këtë drejtim është i përkushtuar për përforcimin e dialogut dhe për zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....