Qëndrimi i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

30 Nëntor 2021 | Kumtesat

Në lidhje me pretendimet dhe pyetjet mbi analizën e mendimit publik të prezantuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik (QPEP) dhe “Instituti për Demokraci – Societas Civilis”, ju informojmë si vijon:

Kabineti i Presidentit Pendarovski nuk ka porositur, paguar dhe as nuk ka zbatuar anketë për hulumtim të mendimit publik. Mbartës i anketës mbi mendimin publik është “Instituti për Demokraci – Societas Civilis”.

Nga buxheti i Kabinetit të Presidentit Pendarovski nuk është shpenzuar asnjë denar. Mjetet financiare për këtë anketë janë siguruar nga buxheti i “Institutit për Demokraci Societas-Civilis”.

Evenimenti ku është prezantuar analiza dhe kishte debat është organizuar në suazat e aktiviteteve të rregullta të Qendrës Presidenciale për Edukim Politika dhe në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit të lidhur me Institutin për Demokraci.

Qëllimi i këtij hulumtimi është populizmi dhe tendencat autoritare si një fenomen negativ shoqëror dhe politik. Shprehja “Njeri i popullit” nuk i kushtohet Presidentit Pendarovski, por është analizë e qëndrimit të qytetarëve në lidhje me tendencat populiste në politikë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit