Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, në Bruksel u takua me kryetaren e Senatit të Parlamentit belg, Stefani D’OS.
Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve.
Presidenti Pendarovski vlerësoi se të dy vendet kultivojnë bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv dhe shprehu falënderim për mbështetjen e aspirimeve maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë kryesimit belg me BE-në në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.