Presidenti Pendarovski mbajti ligjëratë në Fakultetin juridik në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip

13 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot e vizitoi Shtipin, ku mbajti ligjëratë në Fakultetin juridik në Universitetin “Goce Dellçev”.

Presidenti Pendarovski para studentëve të cilët ndjekin ligjëratë në lëndët Sistemi politik dhe Teoria e shtetit dhe drejtësia foli mbi temën “Aspekte praktike të kompetencave dhe funksionimi i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Presidenti Pendarovski i njohu studentët me kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes, kompetencat e institucionit, të drejtat dhe obligimet e tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje.

Presidenti iu përgjigj pyetjeve të studentëve mbi shumë aspekte të funksionit të tij, normativën ligjore, si dhe mbi gjendjet aktuale në shtet dhe rajon.

I pyetur mbi gjendjen në Kosovë, Presidenti tha se në rajon ditët e fundit janë përsëri aktuale tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe se në atë drejtim ka marrë shumë pyetje se a mendon të konvokojë Këshillin e Sigurimit. Presidenti u shpjegoi studentëve se aty është misioni i NATO-s ku ne kemi 65 ushtarë në 2 vitet e fundit, së bashku me rreth 20 kombe të cilët marrin pjesë dhe se në bisedime me komandantin e atij misioni është bindur se nuk do të ndodhë përshkallëzim nga cilado anë.

“Prandaj, nuk shoh arsye pse të jetë populli në panik dhe pse ta konvokoj Këshillin e Sigurimit. Aty është misioni i NATO-s i cili i ka të gjitha autorizimet dhe të dyja palët në atë kontekst potencial e respektojnë misionin e NATO-s”, tha Presidenti Pendarovski.

Në lidhje me paralajmërimet për bombat, Presidenti Pendarovski, deklaroi se krimi kompjuterik dëshmohet me vështirësi dhe se nevojitet kohë, por se nga aspekti i masave operative të ndërmarra, fëmijët në shkolla janë të sigurt, se ekziston monitorim 24 orësh mbi shkollat dhe institucionet dhe se autoritetet po i ndërmarrin të gjitha nevojat e nevojshme.

“Në lidhje me vendimet gjyqësore mendoj se do të presim dhe se do të jetë e vështirë, por në lidhje me masat konkrete për mbrojtjen e popullatës sonë jam i sigurt se në suazat e kompetencave dhe mundësive tona po bëjmë gjithçka që është e mundshme”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

Paraprakisht, Presidenti Pendarovski u takua me rektorin e Universitetit “Goce Dellçev”, prof. dr. Dejan Mirakovski, i cili e mori këtë funksion këtë vit. Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u njoh me punën aktuale të universitetit, si dhe planet për aktivitetet në periudhën e ardhshme. Presidenti Pendarovski i uroi rektorit Mirakovski zbatim të suksesshëm të funksionit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...