Dhënia e 20 bursave “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2021/2022

6 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i dha bursat “Boris Trajkovski”, për vitin akademik 2021/2022, për studimet e ciklit të dytë për Programin ekzekutiv panevropian MBA të Siti Kolexh, Kampusi evropian i Universitetit të Jorkut.

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski theksoi se investimi në arsimin e liderëve të rinj në biznes është investimi më i sigurt në suksesin e ekonomisë sonë dhe të ardhmes së shoqërisë sonë.

“Arsimi duhet t’i ndihmojë të rinjtë jo vetëm që të fitojnë njohuri teorike por edhe t’i aftësojë që nëpërmjet mendimeve të pavarura dhe të lira të gjejnë zgjidhje për sfidat dhe problemet reale. Dhe pikërisht për këtë gjë na nevojiten të rinj si ju me shpirt dhe mendje sipërmarrësi, të cilët nëpërmjet përpjekjeve individuale dhe suksesit do të sjellin edhe sukses të përbashkët për ekonominë maqedonase”, tha Presidenti Pendarovski, duke shprehur bindjen se me n8johuritë dhe me shkathtësitë që do t’i marrin kandidatët, do të mund të kontribuojnë për rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë sinë dhe pozicionimin e saj në baza të shëndetshme, të përgatitur për botën post-kovid.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e dyfishtë të bursave “Boris Trajkovski”, të cilat përveç arsimit, janë investim në besimin midis dy shteteve.

Duke kujtuar përpjekjet e Presidentit Boris Trajkovski, bashkëshortja e tij Vilma Trajkovska tha se bursat që mbajnë emrin e tij u kushtohen njerëzve që janë të gatshëm të ecin në rrugën e suksesit, pa cenuar ndershmërinë dhe integritetin.

“Atdheu ynë po kalon nëpër një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Por, më gëzon fakti që një nga iniciativat e Borisit që vazhdon të japë ende fruta është pikërisht kjo bursë që çdo vit e marrin nga njëzet bursistë për Programin ekzekutiv panevropian MBA. Ky është investim në suksesin tuaj, suksesin e shtetit dhe të miqësisë midis shoqërisë maqedonase dhe greke. Kjo është një pjesë e rëndësishme e ëndrrës së Boris Trajkovskit”, theksoi Trajkovska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke i uruar bursistët, uroi që të jenë mbartës të ndryshimeve dhe nxitës të proceseve në fushat për të cilat do të arsimohen.

“Uroj që studimet t’i përfundoni me sukses në afatin e paraparë. Të ktheheni këtu, në shtëpi, plot me njohuri të reja të cilat do të ndihmojnë me siguri mbi zhvillimin e vendit që ka investuar në Ju, e ka mbështetur arsimimin Tuaj dhe beson se me cilësitë e fituara dhe potencialin personal do ta gjeni vendin tuaj në shoqëri”, theksoi ministrja Carovska.

Duke folur për programin, drejtori i Siti Kolexhit në Selanik, Janis Ververidis, tha se fituesit e bursave do të kenë mundësinë të fitojnë një përvojë më të gjerë që do të ndryshojë mënyrën se si ata mendojnë dhe veprojnë, nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve dhe cilësive të reja.

“Programi MBA zbatohet nga profesorë ndërkombëtarë me cilësi të lartë dhe synon të përmirësojë aftësitë tuaja drejtuese dhe menaxhuese dhe të zhvillojë njohuri dhe kuptim modern për mendimin aktual global në fushën e biznesit. Ky është një program i vërtetë ndërkombëtar, që përfshin një javë studimi në Jork dhe një javë në Strasburg, dhe ju jep mundësinë të studioni, të takoni dhe të lidheni me bashkëmoshatarët tuaj nga 25 vende të tjera” tha në fjalimin e vet drejtori Siti Kolexhit, Ververidis.

Bursat janë rezultat i aktivitetit të përbashkët dhe bashkëpunimit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Siti Kolexh, Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....