Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

5 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me Sekretarin përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të dy bashkëfolësit diskutuan mbi bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës së NATO-s, mbi çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, sfidat energjetike dhe temat e sigurisë lidhur me stabilitetin në rajon.

Në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën, Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të japë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllim përfundimtar ndalimi i agresionit ushtarak, mbrojtja e vlerave demokratike dhe vendosja e paqes.

Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg e falënderoi për ndihmën që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep popullit ukrainas në mbrojtje të vendit të vet.

Të dy bashkëfolësit ranë dakord se Aleanca duhet të vazhdojë me përpjekjet e veta për mbështetje të Ukrainës me qëllim të stabilizimit të situatës në të gjithë hapësirën euroatlantike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...