Strategjia e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Strategjia e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut jep drejtimet për funksionimin dhe zhvillimin e procesit të mbrojtjes dhe del nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga përcaktimet e përhershme të Konceptit Nacional të Sigurimit dhe Mbrojtjes, Ligji i mbrojtjes dhe përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrim në strukturat euroatlantike.
Në këtë Strategji identifikohen karakteristikat kyçe të rrethimit bashkëkohor të sigurisë, politika jonë e mbrojtjes, jep drejtime për adaptim të subjekteve të sistemit të mbrojtjes, resurset e domosdoshme dhe aftësitë mbrojtëse të nevojshme për realizimin e saj.
E harmonizuar me obligimet dhe përgjegjësitë të cilat dalin nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemet kolektive të sigurisë, Strategjia jep drejtime për:
- zmadhimin e rezistencës së sistemit në ballafaqimin me rreziqet dhe kërcënimet;
- përparimin e aftësive ekzistuese dhe zhvillimin e aftësive të reja të domosdoshme për funksionim efektiv dhe efikas të sistemit;
- sigurimin e transparencës më të madhe te subjektet dhe përgjegjësi në mbrojtjen e interesave të mbrojtjes dhe në realizimin e qëllimeve të mbrojtjes;
- sinkronizimin dhe përparimin e planifikimit mbrojtës në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së;
- efektivitet më të madh dhe shfrytëzim racional të resurseve njerëzore, materiale dhe financiare;
- ngritjen e vetëdijes dhe besimit te popullata mbi rëndësinë e sistemit të mbrojtjes në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Kjo Strategji është baza për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes dhe përparimit të procesit për planifikim afatgjatë në mbrojtje.
Strategjia e mbrojtjes e miratuar nga Presidenti Stevo Pendarovski në mars të vitit 2020.
