Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me sër Stjuart Piç, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

4 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot bisedoi në telefon me sër Stjuart Piç, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor.

Duke e uruar për emërimin në këtë funksion, Presidenti Pendarovski vlerësoi se emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga kryeministri Boris Xhonson është një vërtetim i qartë i përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Në këtë bisedë janë shkëmbyer mendime mbi sfidat aktuale të sigurisë në rajon, si dhe mbi pasoja e dëmshme nga korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar mbi zhvillimin ekonomik dhe demokratik të rajonit.

I dërguari i posaçëm paralajmëroi vizitë të paralajmëroi së shpejti vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...