Studentë nga Fakulteti juridik “Justinian Prima” – Shkup e vizituan Kabinetin e Presidentit

17 Maj 2023 | Kumtesat

Sot për vizitë në Kabinetin e Presidentit qëndrua studentët e vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të Fakultetit juridik “Justinian Prima” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Gjatë vizitës, studentët kishin mundësi të njihen me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit dhe me qëllimin dhe përdorimin e tij në ditët e sotme, si dhe me mënyrën e funksionimit të institucionit. Vizitorët i panë hapësirat në të cilat mbahen evenimentet solemne, konferencat për shtyp dhe ku realizohen takimet zyrtare dhe të punës së Presidentit, ndërsa qëndruan edhe në sallën “Mozaik” me diptikun e shquar “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, të punuara nga artisti i shquar, akademiku, Gligor Çemerski.

Në suazat e vizitës në Kabinetin e Presidentit, studentët u njohën me Presidentin Pendarovski dhe biseduan me të mbi funksionin e presidentit dhe kompetencat kushtetuese, për aktivitetet e tij, si edhe mbi çështjet shoqërore-politike në vend dhe mbi temat aktuale që i shqetësojnë të rinjtë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit