Studentë nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” për vizitë në Kabinetin e Presidentit

26 Shkurt 2024 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit, sot e vizituan studentë të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën.  Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Gjatë qëndrimit në Kabinet u takuan me Presidentin Pendarovski dhe biseduan me të mbi aktivitetet dhe kompetencat kushtetuese, kurse i shkëmbyen edhe mendimet e tyre mbi proceset shoqërore dhe mbi perspektivat e të rinjve.

Paraprakisht, vizitorët kishin mundësi t’i shikojnë në të cilat zhvillohen takimet zyrtare dhe të punës të Presidentit, konferencat për shtyp dhe solemnitetet, Sallën “Mozaik” me diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e një prej artistëve më të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas Gligor Çemerski.

Studentët u njohën edhe me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, me qëllimin e tij të sotshëm, si dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....