Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska nëpërmjet mesazhit me video mbajti fjalim në Samitin e dytët të zonjave dhe zotërinjve të parë me temë “Ukraina dhe bota: E ardhmja të cilën (përsëri) po e ndërtojmë bashkërish”, që po mbahet në Kiev në format hibrid.
Në vijim është fjalimi i Elizabeta Gjorgievskës.
E nderuar znj. Zelenska,
Të nderuar miq,
Ju faleminderit që më dhatë mundësi të mbaj fjalim në këtë Samit ku reflektojmë se si ta ndërtojmë përsëri të ardhmen bashkërish, pas agresionit dëshpërues rus mbi Ukrainën.
Arsimi është e drejta themelore e çdo fëmije. Investim në të ardhmen e vendit; i nxjerr njerëzit nga varfëria, i ekuilibron pabarazitë dhe siguron zhvillim të qëndrueshëm. Megjithatë, gjithmonë kur ndodh konflikt apo luftë, gjithmonë më shumë vuajnë fëmijët.
Lufta e imponuar mbi Ukrainën la pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas jashtë shtëpive të tyre, të trembur, të tronditur dhe në kërkim të dëshpëruar të sigurisë. Shumë prej tyre vuajnë nga çrregullimi social dhe problemet me shëndetin mental. Traumat e tilla te familjet dhe fëmijët do të kenë pasoja afatgjata mbi brezat e ardhshëm.
Rindërtimi i arsimit është shumë i rëndësishëm që të ndihmohen fëmijët të shërohen dhe të ndjehen të sigurt. Fëmijëve që mbetën në Ukrainë, si dhe atyre të cilët janë të shpërngulur në vende të tjera duhet t’u mundësohet mësim i vazhdueshëm, si dhe mbështetje psikosociale dhe mbështetje për shëndetin mental.
Mundësimi i mësimit për fëmijët në shkollë nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe obligim moral dhe e drejtë themelore.
Ajo që duhet të bëjmë është, zmadhimi dhe shkëmbimi i resurseve që të rimëkëmbet sistemi arsimor ukrainas dhe të mbështeten iniciativat arsimore me qëllim që fëmijët të marrin arsimim.
Me pritjen e fëmijëve të cilët janë larguar nga Ukraina, ne në Maqedoninë e Veriut iu mundësuam edhe mësimdhënie. Integrimi i suksesshëm në shkolla mund t’i ndihmojë fëmijët t’i tejkalojnë përvojat traumatike dhe të ndihen me dinjitet, të respektuar dhe të pranuar.
Si rrjedhim, duhet të vazhdojmë ta mbështetim regjistrimin e fëmijëve ukrainas në shkolla. Jam e vetëdijshme se arsimi është vetëm një segment i sigurisë së fëmijëve. Prandaj nuk duhet të harrojmë assesi nevojat e fëmijëve për shërbime shëndetësore dhe sociale, duke përfshirë edhe kopshtet, si edhe nevojat e të rriturve për qasje në punësim, në shërbimet shëndetësore dhe sociale. Në këto kohë të vështira, nuk duhet t’i harrojmë këto obligime dhe të gjithë së bashku duhet të punojmë në ballafaqimin me këto sfida me përpjekje të përbashkëta.
Ju faleminderit.