Delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga zëvendëssekretarja e përgjithshme, Biljana Radeva, dhe nga këshilltari për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese, dr. Aleksandar L. Spasov, me rastin e 24 Majit, Ditës së Iluministëve Pansllavë, sot vendosi lule të freskëta pranë përmendores së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij në kampusin universitar “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Presidenti Pendarovski mbajti fjalim me rastin e festimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Francën
Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në ceremoninë, që me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze, që u mbajt mbrëmë në Shkup. Presidenti Pendarovski vlerësoi se vendosja e...