Takim lamtumire me ambasadoren e Suedisë, Kristin Forsgren Bengtson

23 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadoren suedeze Kristin Forsgren Bengtson.

Në këtë takim janë riafirmuar marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ku është vlerësuar se ato i karakterizojnë miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, kurse janë të përkushtuar për përparimin e mëtejshëm të dialogut politike, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm zhvillimor dhe mbështetjen suedeze për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, sidomos në fushën e demokracisë, sundimit të të drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Në këtë takim u afirmua se Suedia si edhe deri më tani do ta mbështesë integrimin e fuqishëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti shprehu falënderim për angazhimin diplomatik të ambasadores Kristin Forsgren Bengtson dhe kontributin e saj për përparimin e marrëdhënieve maqedonase-suedeze dhe i uroi sukses të mëtejshëm në planin profesional dhe personal.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....