Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Besa Ademin, kryetaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Pendarovski, duke ia uruar zgjedhjen për kryetare të Gjykatës Supreme, e theksoi rëndësinë e rolit të Gjykatës Supreme në njëtrajtësimin e praktikës gjyqësore nëpërmjet kompetencës që përcaktojë qëndrime parimore dhe mendime juridike parimore, duke siguruar kështu unitet në zbatimin e ligjeve nga gjykatat.
Në këtë takim, Presidenti Pendarovski theksoi se një nga segmentet më të rëndësishëm në integrimin evropian të shtetit është funksionimi me efikasitet i shtetit juridik, kurse gjyqësori i pavarur, i paanshëm dhe profesional është garancia më e mirë për realizimin e këtij qëllimi.
Bashkëfolësit biseduan edhe mbi sfidat në realizimin e pavarësisë financiare të gjyqësorit, si dhe për ekipimin me personel të Gjykatës Supreme.
Presidenti Pendarovski e shprehu mbështetjen e vet të tërësishme për pavarësinë e gjyqësorit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat ku do të jetë e nevojshme dhe ku do të kërkohet nga Gjykata Supreme.