Takim i presidentit Pendarovski me deputetët еvropian Shider, Kjuçuk dhe Valsman dhe ambasadorin evropian Zhbogar

31 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti deputetët evropianë Andreas Shider, Ilhan Kjuçuk dhe MarionValsman, bashkëkryesues me dialogun “Zhan Mone”, që sot dhe nesër do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim, mori pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Samuel Zhbogar.

Presidenti Pendarovski në takim theksoi se shteti jonë vlerëson mbështetjen e vazhdueshme parimore të Parlamentit Evropian dhe përkushtimin në raport me procesin e zgjerimit. Presidenti Pendarovski theksoi edhe kontributin e deputetëve evropian Kluçuk, si korrespondent i përhershëm për Maqedoninë e Veriut dhe deputetëve evropian Shider dhe Valsman, të cilët kryesojnë me Delegacionin e Komitetit të Përzier Parlamentar BE- Maqedonia e Veriut, në funksion të përparimit të shtetit në procesin eurointegrues.

Në takim u këmbyen mendime dhe informacione për gjendjen politike në vend, për procesin vijues reformues në kontekst të integrimit në Union si dhe për gjendjet aktuale politike në BE.

Në takim, bashkërisht u konstatua rëndësia e epilogut pozitiv të bisedimeve në suazat e dialogut “Zhan Mone”, mes liderëve të partive parlamentare në shtet.

Presidenti Pendarovski para deputetëve evropian theksoi që anëtarësia në BE mbetet synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përsëriti pritjen që metodologjia e re për zhvillimin e bisedimeve aderuese do të miratohet në takimin e Këshillit Evropian në mars të vitit 2020. Njëkohësisht, presidenti Pendarovski theksoi që shpreson se gjatë kryesimit kroat do të caktohet data për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit