Takim i presidentit Pendarovski me deputetët evropian Çollosh dhe Kjuçuk

21 Shkurt 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti deputetët e Parlamentit Evropian, kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe” DaçianÇollosh dhe Ilhan Kjuçuk, korrespondent për Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”.

Në takim u këmbyen mendime për aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes parimore nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbajtjes së çështjes së agjendës.

Presidenti Pendarovski riafirmoi pritjen e shtetit se metodologjia e re për zhvillimin e bisedimeve aderuese do të miratohet gjatë muajit mars, me çka do të hapet mundësia për fillimin e negociatave për anëtarësim gjatë kryesimit të Kroacisë me Unionin.

Në takim gjithashtu u këmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  për zgjedhjet e  parakohshme parlamentare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit