Takim i Presidentit Pendarovski me Gena Teodosievskën dhe Igor Ivanov Izin nga FNKF “Vëllezërit Manaki”

17 Gusht 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot i prit drejtoreshën e Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, Gena Teodosievska, dhe kryetarin e SHPFM-së dhe themeluesin e FNKF “Vëllezërit Manaki”, Igor Ivanov Izi.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me përgatitjet në vijim për edicionin e 41 të festivalit të këtij vij, që për shkak të pandemisë me kovid-19, në vend të projeksioneve tradicionale do të realizohet nëpërmjet platformave digjitale, kurse evenimenti i vetëm në Manastir do të mbahet më 19 shtator.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur keqardhjen që edicioni i këtij viti i festivalit nuk mund të realizohet me formatin e famshëm, i përshëndeti përpjekjet për mbajtjen e vazhdimësisë së festivalit, si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore në shtetin tonë, me realizimin e tij nëpërmjet formave alternative.

Festivali ndërkombëtar i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” mbahet tradicionalisht nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...