Takim i presidentit Pendarovski me kryeparlamentarin, Xhaferi

30 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Në takim, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjet e përgjithshme në vend dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm. Presidenti Pendarovski dhe kryeparlamentari, Xhaferi në takim biseduan edhe për aktivitetet e ardhshme në procesin e formimit dhe funksionimit të Qeverisë kalimtare, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, respektivisht për obligimet e të dy institucioneve në këtë proces.

Presidenti i shtetit, Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Xhaferi u pajtuan që në vitin kur presim përfundim të anëtarësisë së plotë në NATO dhe caktimin e datës për fillimin e bisedimeve aderuese me BE-në, konfirmim për kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut, duhet të jetë zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill 2020, me atmosferë korrekte dhe demokratike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...