Takim i presidentit Pendarovski me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Millan Mojsilloviq

6 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti gjeneralin Millan Mojsilloviq, kryeshefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë.

Në takim u këmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve në sferën e mbrojtjes, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.

Presidenti Pendarovski përshëndeti bashkëpunimin mes armatave të të dy shteteve dhe pjesëmarrjen në nisma të përbashkëta rajonale dhe shprehi pritje se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të të dy shteteve mike.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi që anëtarësimi në NATO është një nga synimet kryesore strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga shpallja e pavarësisë, ku vlerësoi që kjo do të sjellë stabilitet afatgjatë dhe siguri në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...