Takim i presidentit Pendarovski me mareshalin e aviacionit Stjuart Piç, kryesuesi i komitetit ushtarak të NATO-s

9 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, mareshalin e aviacionit Stjuart Piç, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u këmbyen mendime dhe informacione për proceset vijuese të shtetit, para anëtarësisë së ardhshme në Aleancën e NATO-s.

Në takim, presidenti Pendarovski është informuar për gjendjen aktuale në Irak dhe Lindjen e Afërt.

Me anëtarësimin e plotë në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, realizohet një nga prioritetet kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, të përkufizuara nga fillimi i pavarësisë së saj.

Kontributi në misionet ndërkombëtare dhe trajnimet në krye me NATO-n, sipas presidentit Pendarovski, janë dëshmi që Armata jonë është e gatshme të kontribuojë në sistemin kolektiv për sigurinë e Aleancës.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për reforma të mëtutjeshme në Armatë dhe rritjen e buxhetit në 2% të PBV-së deri në vitin 2024.

Në takim u vërtetua mbështetja që e ofron Aleanca për fazën e ardhshme të përmbylljes së integrimit të vendit tonë në NATO dhe u tha se Republika e Maqedonisë së Veriut nga një partner i rëndësishëm bëhet aleat në Aleancë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....