Takim i Presidentit Pendarovski me nxënësit, fitues të medaljeve në Olimpiadën e 37-të Ballkanike të Matematikës

13 Nëntor 2020 | Kumtesat

Sot, Presidenti Stevo Pendarovski priti nxënësit që fituan medalje argjendi dhe bronzi në Olimpiadën e 37-të Ballkanike të Matematikës.

Në Olimpiadën, ku vendi ynë u përfaqësua nga 6  nxënës, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, Nikola Spirovski fitoi medalje argjendi, ndërsa medaljet e bronzta i fituan  Damjan Davkov, Alek Jarmov dhe Luka Grashkoski.  Gjithashtu në Olimpiadë morën pjesë Kristina Taseva dhe Bojan Dimovski. Ekipi së bashku shënoi 113 pikë, që sipas Lidhjes së Matematikanëve të Maqedonisë, është arritja më e madhe për 11 vitet e fundit.

Në takim, nxënësit dhe kryesuesit e ekipeve Nikola Velov dhe Borçe Joshevski e informuan Presidentin Pendarovski për procesin e përgatitjeve intensive, i cili u zhvillua përmes katër garave prove me simulimin e kushteve. Një qasje e tillë, siç theksuan ata, kontribuoi në rezultatin e shkëlqyeshëm të Olimpiadës.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Matematikanëve të Maqedonisë theksuan se rolin kryesor në arritjen e rezultateve më të mira në arsimin e matematikës e luan arsimi fillor, përkatësisht puna me nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë.

Duke i përgëzuar për medaljet e fituara dhe suksesin e madh, Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për përpjekjet për të siguruar kushte më të mira për të nxënit dhe për trajnimet në matematikë.

“Urime për suksesin për të cilin të gjithë jemi krenarë. Uroj të vazhdoni të përsosni cilësinë që posedoni dhe të vazhdoni të arrini rezultate të shkëlqyera ndërkombëtarisht,” theksoi Presidenti Pendarovski në takim.

Olimpiada e 37-të Ballkanike e Matematikës, e cila u ndoq nga 11 vende të Ballkanit dhe shtatë ekipe të ftuara,  virtualisht u mbajt në Rumani nga 31 tetor deri më 5 nëntor të këtij viti.

Ndërkaq, për disa nga  nxënësit këto çmime nuk janë të vetmit për këtë vit. Nikola Spirovski në shtator fitoi në Olimpiadën e 24-të për të rinj.  Në të njëjtën garë, e cila virtualisht u mbajt në Greqi, Damjan Davkov fitoi  medalje argjendi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...