Takim i Presidentit Pendarovski me përfaqësues të bashkësisë rome

8 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti Latifa Shikovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nezhdet Mustafa, kryetar i Partisë së Bashkuar për Barazi të Romëve – OPER dhe Zoran Dimov dhe Shenaj Osmanov, përfaqësues të Rrjetit për përfaqësim për zgjidhje sistematike dhe të qëndrueshme për integrim të romëve, të cilët kërkuan të takohen me Presidentin Pendarovski dhe ta informojnë mbi gjendjen e bashkësisë rome.

Në këtë takim u bisedua mbi sfidat aktuale për integrimin e bashkësisë rome në rrjedhat shoqërore, si dhe për aktivitetet me prioritet për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të romëve në vend.

Bashkëfolësit e njohën Presidentin Pendarovski me proceset aktuale në shtet për evidentimin e personave pa dokumente, përmirësimin e strehimit në lagjet rome, zmadhimin e mundësive për punësim, si dhe me përfaqësimin për zgjidhjet sistematike të përhershme në drejtim të përfshirjes dhe integrimit më të shpejtë të romëve në shtet.

Duke ua uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti Pendarovski theksoi se bashkësia rome, e cila është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë shumëkulturore së bashku me të gjithë popujt e tjerë në vend, kontribuon në ndërtimin dhe ruajtjen e atdheut të përbashkët. Në lidhje me përmirësimin e integrimit të romëve në shoqërinë tonë, Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen e vet për angazhim të përbashkët të të gjithë faktorëve në shtet duke u udhëhequr nga parimi  i  mosdiskriminimit, barazisë dhe sundimit të të drejtës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....