Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Fondacionit “Sllavko Janevski”

6 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti përfaqësuesit e Fondacionit “Sllavko Janevski”, mes të cilëve edhe Jana Janevska Terzioska, kryetare e Këshillit Ekzekutiv të Fondacionit dhe e bija e Sllavko Janevskit.

Në takim, përfaqësuesit e Fondacioni për Avancimin dhe Promovimin e Vlerave Kulturore “Sllavko Janevski” e informuan presidentin Pendarovski për aktivitetet e realizuara në dy vitet e fundit dhe e njoftuan me projektet e planet e tyre të ardhshme. Ata paralajmëruan që këtë vit, kur shënohet 100 vjetori i lindjes së tij, pritet të realizohen më shumë aktivitete, manifestime dhe evenimente kulturore, me moton “Sllavko Janevski në shekullin XXI”.

Presidenti Pendarovski, duke treguar respekt për krijimtarinë e Sllavko Janevskit si rrëfyes, shkrimtar i romaneve, poet, skenarist filmi, eseist dhe piktor, shprehi mbështetjen për punën e Fondacionit për Avancimin dhe Promovimin e Vlerave Kulturore “Sllavko Janevski” dhe e theksoi domosdoshmërinë për një angazhim më aktiv të institucioneve shtetërore në shënimin e 100 vjetorit nga lindja e tij.

Ndërkaq, Fondacioni për Avancimin dhe Promovimin e Vlerave Kulturore “Sllavko Janevski” është formuar në vitin 2017-të, para se gjithashtu për ruajtjen e traditës së çmimit “Romani i vitit”, që deri atëherë e ndante “Utrinski Vesnik”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...