Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve

3 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski sot me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe -3 Dhjetori, ka pranuar përfaqësues të Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve të Maqedonisë.

Përfaqësuesit Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve të Maqedonisë kanë njoftuar presidentin Pendarovski me ecurinë e aktiviteteve me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit si dhe me pozicionin e personave me aftësi ndryshe. Sfidat kryesore me të cilat për çdo ditë ballafaqohen vetë ata, siç theksuan, janë qasshmëria deri tek objektet, mungesa e literaturës me alfabetin e Brajovit, numri i vogël i interpretuesve të gjuhës me shenja si dhe ndihma e vogël financiare nga shteti. Por, ajo që për ta është pengesë më e madhe, siç përmendën përfaqësues të Lidhjeve nacionale të shoqatave të personave me invaliditet, është stigmatizimi i tyre në shoqëri.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se është i vetëdijshëm që përfshirja e këtyre njerëzve në shoqëri nuk është në nivelin e duhur dhe se ngec edhe funksionaliteti i institucioneve. Në këtë drejtim, siç përmendi presidenti Pendarovski, për personat me aftësi ndryshe Kabineti i tij është i hapur në çdo kohë.

Njëkohësisht, presidenti Pendarovski shprehi mbështetje për aktivitetet e organizatave të invalidëve dhe nënvizoi që, edhe më tej do të angazhohet për përmirësimin e mëtutjeshëm e të drejtave të këtyre personave, përmes përmirësimit të legjislaturës ligjore dhe përmes zbatimit të saj të përpiktë.

Presidenti Pendarovski porositi përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve të Maqedonisë se pa marrë parasysh gjendjeve, duhet edhe më tej pa kompromis të angazhohen për afirmimin e nevojave dhe të drejtave të tyre, për çka çdoherë do ta kenë mbështetjen e tij të pa rezervë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve të Maqedonisë si dhe Lidhjet nacionale të personave të verbër dhe memec, personave me aftësi të kufizuar fizike, përfaqësues të Qendrës Republikane për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale- “Poraka”, Lidhjes Nacionale të Invalidëve Civil nga Lufta e Dytë Botërore dhe përfaqësues të Lidhjes Nacionale të Invalidëve të Punës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit