Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Odës së Përmbaruesve

30 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u takua ma përfaqësues të Odës së përmbaruesve ndërsa në takim mori pjesë edhe ministrja e drejtësisë, Renata Treneska- Deskoska.
Në takim u bisedua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për përmbarim si dhe propozimet për zgjidhje të posaçme ligjore për kufizimin e vlerës maksimale të normave të interesit në raport me kryegjënë e borxhit, për zbatimin e institutit “falimentimi personale” dhe për afatin e vjetërsisë së kërkesave, sidomos miratimin e afatit absolut të vjetërsisë.
Përfaqësues të Odës së përmbaruesve në takim theksuan që janë të kënaqur nga ndryshimet ligjore që parashohim shlyerje të dy lloje të borxheve respektivisht borxhe të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike si dhe shlyerjen e borxheve të NP ndaj organeve shtetërore. Por, theksuan që të gjitha ndryshimet ligjore nuk guxojnë të jenë në dëm të përmbarimi, si segment i rëndësishëm i funksionimit të shtetit juridik.
Presidenti Pendarovski, nga ana tjetër, përsëriti qëndrimin që çdo vendim ligjor duhet të jetë vetëm në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...