Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Odës së Punonjësve të Shëndetësisë

16 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot u takua me përfaqësuesit e Odës së Punonjësve të Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, përfaqësuesit e Odës kanë njoftuar presidentin Pendarovski për ecurinë e aktiviteteve të tyre, për sfidat me të cilat ballafaqohen në punën e tyre si dhe për planet e ardhshme.

Njëkohësisht, ata theksuan se angazhohen për përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e pozitës së të gjithë punonjësve shëndetësor, gjegjësisht akushereve, teknikëve të dhëmbëve, infermiereve dhe fiziatërve.

Përfaqësuesit e Odës së Punonjësve të Shëndetësisë në takim me presidentin Pendarovski kanë theksuar që angazhohen edhe për avancimin e programeve në sistemin e arsimit, që të del kuadër sa më cilësorë i punonjësve të shëndetësisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit