Takim i Presidentit Pendarovski me Presidenten sllovake Çaputova

8 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas fjalimit të tij në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020” në Bratislavë, sot pasdite në Pallatin e Presidentit u takua me Presidenten e Republikës së Sllovakisë, Suzana Çaputova.

Presidenti Pendarovski theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të mira bilaterale, kurse përvoja sllovake nga procesi i aderimit në BE do të jetë ndihmë për Maqedoninë e Veriut në mbajtjen e negociatave aderuese. Si aleate në NATO, Presidentit Pendarovski shprehu bindjen se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi i deritanishëm i mirë në mbrojtje dhe në siguri.

Në kontekstin e nevojës së përforcimit të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Pendarovski tha se modeli i suksesshëm i vendeve të Grupit të Vishegradit është një shembull jashtëzakonisht i dobishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit në këtë takim biseduan mbi aktivitetet e ndërmarra deri më tani në lidhje me pandeminë kovid-19, ku ranë dakord se nevojitet me patjetër një marrëveshje e përbashkët për ballafaqim më të lehtë me aspektet shëndetësore-ekonomike të imponuara nga kjo sfidë globale.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....