Takim i Presidentit Pendarovski me presidentin e Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin

22 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në Jerusalem realizoi takim dypalësh me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Presidenti Pendarovski, duke falënderuar për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e Liderëve, theksoi që Republika e Maqedonisë së Veriut krahas respektit të treguar ka edhe obligim të nivelit më të lartë që të jetë prezente në Izrael, më 27 janar në Forumin  me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Holokaustit dhe 75 vjetorin e çlirimit nga kampi nazist i vdekjes Aushvic- Birkenau.

Presidenti Pendarovski theksoi që të dy shtetet e ndajnë tragjedinë e Holokaustit ku u vranë mijëra hebraikë në shtetin tonë, që paraqet humbje të pakompensueshme për ne. Presidenti gjithashtu nënvizoi rolin e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shprehur bindjen që ajo edhe më tej do të vazhdoj të jap kontribut aktiv për zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, si dhe në kultivimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve.

Presidenti informoi se, nga dhjetori i vitit 2019-të Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare Asociacionit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Holokaustit dhe do të angazhohet të bëhet anëtare e plotë në vitin 2021.

Presidenti u falënderua për mbështetjen që shteti i Izraelit ia ka ofruar Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar, nga pavarësia e jonë, duke shtuar që ka mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Dy presidentët këmbyen informacione dhe mendime për gjendjet në Ballkan dhe rajonin e Lindjes së Afërt. Në takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit në planin dypalësh dhe shumëpalësh.

Presidenti Pendarovski, sot dhe nesër- 22 dhe 23 janar 2020 në Jeruselam, do të jetë pjesë e Forumit të Liderëve me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit 27 janarin dhe 75 vjetorin e çlirimit nga kampi nazist të vdekjes, Aushvic- Birkenau.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...