Takim i presidentit Pendarovski me Shtatmadhorinë e Italisë, Enco Veçiareli

18 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e forcave të armatosura të Republikës së Italisë, në krye me gjeneralin Enco Veçiareli, kryeshef i Shtatmadhorisë.

Presidenti Pendarovski theksoi që e vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm mes armatës së Maqedonisë dhe Italisë. Në takim, presidenti Pendarovski theksoi që pret bashkëpunimi në planin e mbrojtjes mes të dy shteteve edhe më shumë të intensifikohet me anëtarësinë e plotë të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Njëkohësisht, presidenti Pendarovski nënvizoi se për pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë është me rëndësi të veçantë që të vazhdoj edukimi i tyre dhe pjesëmarrja në trajnime për përsosje të teknikave në suazat e institucioneve arsimore në Itali.

Duke theksuar që edhe shteti dhe Armata jonë  mund të ofrojnë mundësi përkatëse për ushtarët italian, presidenti Pendarovski shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy armatave do të jetë po aq i  suksesshëm sikurse  bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë në nivelin politik dhe ekonomik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski u takua me maratonistin Dario Ivanovski

Presidenti Pendarovski u takua me maratonistin Dario Ivanovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot në parkun e qytetit në Shkup u takua me maratonistin Dario Ivanovski, i cili para disa ditësh vendosi rekord të ri maqedonas në maratonën në Sevilja, Spanjë, si dhe me trajnerin dhe menaxherin e tij, Igor Jakimovskin dhe atletin Zhan...