Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren kanadeze Ketlin Çaba

30 Shtator 2020 | Takimet

Presidenti Pendarovski, sot në një takim lamtumire e priti ambasadoren e Kanadasë, me seli në Beograd, Ketlin Çaba.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale midis dy shteteve të cilat shënojnë një trend rritës zhvillimor dhe është përcaktuar interesi i përbashkët mbi përparimin e bashkëpunimit në shumë fusha, sidomos në atë ekonomiken, si dhe vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm multilateral.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësinë për marrëdhënie e mira tradicionale midis dy shteteve, të bazuara në vlerat e përbashkëta, e falënderoi për bashkëpunimin partner, të përhershëm të Kanadasë në rrugën tonë euroatlantike. “Mbështetja e Kanadasë për ne është me rëndësi të madhe dhe pres nga miqtë dhe partnerët tanë kanadezë një ndihmë edhe më të përforcuar në periudhën në vazhdim”, tha Presidenti Pendarovski në këtë takim.

Ambasadorja Çaba, duke i përshëndetur aktivitetet politike të jashtme të cilat vendi ynë i ndërmori në periudhën e kaluar, shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut në mars të këtij viti u bë anëtare e plotë e Aleancës së NATO-s dhe e përcolli mbështetjen kanadeze në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u fol edhe mbi aktivitetet lidhur me pandeminë e kovid-19, ku është theksuar nevoja mbi zmadhimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit midis shteteve, si përgjigje ndaj sfidave shëndetësore dhe social-ekonomike të shkaktuara nga ky problem global.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për angazhim e tërësishëm diplomatik të ambasadores Çaba, duke i uruar sukses të mëtejshëm në planin personal dhe profesional.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....