Takim lamtumire e Presidentit Pendarovski me ambasadorin finlandez Lahdevirta

15 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Finlandës, Kimo Lahdevirta.

Në këtë takim, dy bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i përkryer dhe zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve në shumë sfera të jetesës shoqërore.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen finlandeze për integrimet maqedonase dhe theksoi se perspektiva evropiane është garanci e rëndësishme dhe investim në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Duke e falënderuar për angazhimin diplomatik dhe kontributin e Ambasadorit Lahdevirta në pasurimin e marrëdhënieve miqësore, Presidenti Pendarovski i uroi sukses personal dhe profesional në të ardhmen.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit