Takim lamtumire e Presidentit Pendarovski me ambasadorin gjerman Gerberih

7 Maj 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në takim lamtumire e priti ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Norbert Gerberih.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve të tërësishme bilaterale midis dy shteteve. Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e hapur dhe të fuqishme të Gjermanisë në realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu kënaqësinë që pikërisht në mandatin e ambasadorit Gerberih u realizua një prej tyre – anëtarësimi në NATO, kurse është marrë vendim nga Këshilli Evropian për fillim të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski shprehu pritje për mbështetje të mëtejshme të fuqishme gjermane në përpjekjet reformuese të shtetit, në kontekstin e aspirimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se për Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të jashtëzakonshme ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me Republikën Federale të Gjermanisë, nëpërmjet një qasjeje të qartë dhe të besueshme. Të dy shtetet, vlerësoi Presidenti Pendarovski, kanë marrëdhënie të përkryera bilaterale, si në planin politik, ashtu edhe në shumë sfera të tjera të interesit të përbashkët siç janë mbrojtja dhe siguri, ekonomia dhe arsimi. Për Maqedoninë e Veriut, theksoi Presidenti Pendarovski me rëndësi të veçantë është fakti që Gjermania është në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Gerberih për angazhimin e tërësishëm diplomatik dhe i dëshiroi sukses në punën e mëtejshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...