Takim lamtumire e Siljanovska Davkovës me sheikun Jasim Bin Hamad All-Tani, ushtrues i detyrës në Ambasadën e Katarit

15 Prill 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti në takim lamtumire sheikun Jasim Bin Hamad All-Tani, ushtrues i detyrës në Ambasadën e Katarit në Shkup, duke e falënderuar për profesionalizmin dhe raportin e përkushtuar në zbatimin e funksionit diplomatik.

Në këtë takim, krahas konstatimit të marrëdhënieve të suksesshme miqësore politike, ajo vuri në dukje mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, shëndetësisë, bujqësisë, turizmit, energjetikës dhe ndërtimit, thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e tregtisë ndërshtetërore.

Siljanovska-Davkova shprehu, gjithashtu, interesim për t’iu bashkuar projektit për eksportin e gazit natyror nga Katari në Shqipëri dhe Kroaci, duke pasur parasysh faktin se gjendemi në këtë rrugë.

Ajo e theksoi rolin kyç të Katarit në stabilizimin e rajonit të trazuar, duke u afirmuar si një aktor dhe faktor i dëshmuar i paqes. Të dy manifestuan besim të fortë në fuqinë e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, mungesën e alternativës ndaj paqes dhe nevojën për paqe të qëndrueshme si kusht për zhvillim.

Sheiku Jasim Bin Hamad All-Tani, nga përvoja e tij personale diplomatike në vend, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me disa ministri: Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se emërimi i ambasadorëve në të dy vendet, në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm, do të hapë një fazë të re bashkëpunimi, shumë më të mirë se ajo e deritanishmja.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...