Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren e Indisë Puxha Kapur

18 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në një takim lamtumire e priti ambasadoren Puxha Kapur, ambasadore e Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në këtë takim është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve midis dy shteteve të cilat i karakterizon miqësia, besimi dhe respektimi i përbashkët. Në këtë drejtim është riafirmuar përpjekja për vazhdim të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, sidomos në fushën ekonomike, ku ekziston potencial i madh.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjet momentale në të dy shtetet në kontekstin e pandemisë së kovid-19, si dhe mbi masat dhe aktivitetet që ndërmerren për ballafaqimin me të gjitha sfidat sociale-ekonomike.

Në këtë takim është theksuar rëndësia mbi nënshkrimin, para pak kohe, të Memorandumit mbi mirëkuptim midis ministrive të shëndetësisë të të dy shteteve, si dhe pikën e mirë të nisjes për nxitjen e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e ambasadores Kapur gjatë kryerjes së funksionit të përgjegjshëm diplomatik në shtetin tonë, duke i uruar edhe sukses në kryerjen e detyrës së ardhshme, ambasadore e Republikës së Indisë në Mbretërinë e Danimarkës.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit