Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren japoneze, Keiko Haneda

22 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në takim lamtumire e priti Keiko Hanedan, ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve të cilat në vitet e kaluara shënojnë zhvillim, ku është shprehur pritja për thellimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, sidomos në planin ekonomik.

Bashkëfolësit konstatuan se Japonia është mbështetës i madh i vendit tonë për integrimin në strukturat euroatlantike dhe jep rëndësi të madhe për stabilitetin dhe për prosperitetin e Evropës Juglindore, ku zhvillimi stabil i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka rol të rëndësishëm.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën e përhershme financiare-teknike të cilën Japonia ia jep shtetit tonë që nga pavarësimi deri më sot, ku u theksua mbështetja japoneze për modernizimin dhe përparimin e sektorit shëndetësor, që në kushtet kur ballafaqohemi me pandeminë e shkaktuar nga kovid-19 është tejet e vyer.

Duke e falënderuar për angazhimin e deritanishëm ambasadoren Keiko Haneda, e cila ishte njëkohësit edhe ambasadori i parë rezident i Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski i uroi suksese në angazhimin e saj të mëtejshëm profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....