Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin hungarez Lasllo Ishtvan Duks

21 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovsli, sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Hungarisë, Lasllo Ishtvan Duks.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, gjendjet aktuale në rajon, mbi bashkëpunimin në suazat e NATO-s, si dhe mbi ngjarjet e fundit lidhur me eurointegrimin tonë.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti bashkëpunimin e vazhdueshëm me Hungarinë, duke thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson shumë mbështetjen hungareze për marrjen e datës për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, si dhe për përgatitjen për dhënie të përvojës eksperte. Ai tha se për një stabilitet afatgjatë dhe siguri në rajon, kurse në kontekst të rrethanave të reja gjeopolitike, zhbllokimi i eurointegrimeve maqedonase dhe fillimi pa shtyrje i negociatave aderues për anëtarësim në BE janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin diplomatik, ambasadorin Lasllo Ishtvan Duks dhe për kontributin e tij për përparimin e marrëdhënieve maqedonase-hungareze dhe i dëshiroi sukses të mëtejshëm në planin personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....