Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin japonez Hironori Savada

20 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Japonisë Hironori Savada.

Në këtë takim Presidenti e falënderoi ambasadorin Savada, për angazhimin e përgjithshëm diplomatik, për bashkëpunimin e prkryer dhe konstruktiv me institucionet maqedonase si dhe mbi angazhimet e tij për thellimin e miqësisë maqedonase-japoneze.

Në atë drejtim, Presidenti e falënderoi qeverinë japoneze për mbështetjen e tërësishme dhe për realizimin e një numri të madh projektesh në shumë sektorë në shoqërinë tonë, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ndihmën e marrë gjatë ballafaqimit me pandeminë e kovid-19.

Në këtë takim lamtumire, Presidenti i uroi sukses ambasadorit Savada në karrierën e mëtejshme dhe e riafirmoi përgatitjen e Maqedonisë së veriut për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme me Japoninë, dinamizimin e dialogut politik dhe intensifikimin  e bashkëpunimit ekonomik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...