Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me euroambasadorin Zhbogar

14 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takimin e lamtumirës e priti ambasadorin Samuel Zhbogar, shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në vend, pas formimit të Qeverisë së re, si dhe mbi prioritetet dhe realizimin e reformave në kontekst të aspirimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se, në suazat e kryesimit aktual gjerman me Bashkimin Evropian, do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën do të shënohet edhe fillimi zyrtar i negociatave aderuese për anëtarësim.

Duke e falënderuar për angazhimin e tërësishëm në katër vitet e kaluara dhe për përpjekjet e tij të fuqishme për përparim të shtetit në rrugën evropiane, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që gjatë mandatit të ambasadorit Zhbogar është marrë vendimi nga vendet anëtare për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Duke i uruar sukses në angazhimin e mëtejshëm profesional, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se ambasadori Zhbogar, si mik i dëshmuar i shtetit tonë, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për aspirimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....