Takim lamtumire me ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

31 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti në takim lamtumire, shefin e delegacionit të OSBE-së në vend, ambasadorin Klemens Koja.

Në këtë takim Presidenti e falënderoi për mbështetjen dhe aktivitetet e Misionit, si dhe për angazhimin e ambasadorit Koja në periudhën e kaluar.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në vend, vijimin e proceseve eurointegruese në Maqedoninë e Veriut, si dhe mbi aktivitetet e Misionit të OSBE-së.

Në këtë drejtim, u tha se OSBE-ja ka rol të rëndësishëm në mbështetjen e institucioneve maqedonase, ndërtimin e kapaciteteve demokratike dhe në plotësimin e agjendës reformuese në të gjitha fushat vitale, si përparimi i të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimin, gjyqësorin, lirinë e mediave, përforcimin e sigurisë dhe monitorimin e procesit zgjedhor.

Presidenti Pendarovski shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe përparimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me OSBE-në në periudhën që vijon dhe i përshëndeti përpjekjet e Misionit e cila këtë vit shënon 30 vjet ekzistencë në Maqedoninë e Veriut si misioni më vjetër në terren.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...