Takim lamtumire me ambasadorin e Rumanisë, Viorel Stanilla

5 Tetor 2020 | Kumtesat, Takimet

 Presidenti Stevo Pendarovski, sot në një takim lamtumire e priti ambasadorin e Rumanisë, Viorel Stanilla.

 

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi ngjarjet e tërësishme politike në vend, si dhe mbi sfidat aktuale politike dhe ekonomike me të cilat po ballafaqohet rajoni i Evropës Juglindore gjatë pandemisë globale.

Në këtë takim janë konstatuar marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe përpjekja për intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat ku ekziston potencial dhe interes i përbashkët.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Stanilla për aktivitetet dhe angazhimin e tij të deritanishëm diplomatik në vend dhe i uroi suksese në punën e mëtejshme.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...