Takim me ekipin mjekësor që do të niset në misionin “Mbështetje vendimtare” në Afganistan

14 Janar 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ekipin mjekësor gjashtë anëtarësh nga shëndetësia publike dhe ushtarake që do të dërgohen në misionin paqësor “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, nga marsi deri në shtator të këtij viti dhe do të punojë në suazat e spitalit norvegjez në Kabul.

Ekipi prej tre doktorësh specialistë dhe tri infermiere nesër do të nisen për në Mbretërinë e Norvegjisë, në trajnim tremujor së bashku me kolegët norvegjezë të cilët do të jenë pjesë e rotacionit të njëjtë në Kabul. Prej andej, në mars ata do të nisen për në Afganistan, si pjesë e misionit. Pesë prej tyre janë nga shëndetësia publike, kurse një infermiere nga Batalioni për mbështetje mjekësore të Armatës.

Presidenti Pendarovski në këtë takim u uroi sukses në këtë mision dhe shprehu bindjen se realizimi i saj është një hap i rëndësishëm drejt formimit të ekipit kirurgjik i cili do të jetë në dispozicion të NATOS, obligim të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Aleancës duhet ta plotësojë deri në vitin 2028.

“Me realizimin e këtij misioni, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe njëherë e vërteton përkushtimin dhe përgatitjen e vet që të kontribuojë në përforcimin e paqes dhe stabilitetit si dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe detyrave të vendosura, këtë herë si anëtare e barabartë në NATO”, tha Presidenti Pendarovski.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski shprehu edhe pritjen se shkathtësia dhe përvoja e fituar në këtë mision do të kontribuojnë edhe në zhvillimin e shëndetësisë në vendin tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....